Para 2 ditësh shtetasja M. Z., banuese në Lezhë, ka bërë kallëzim se me datë 18.06.2014, është larguar nga banesa vajza e saj me inicialet E. M., 21 vjeçe. Nga ana e strukturave të Komisariatit të Policisë Lezhë u bë shpallja në kërkim policorë e kësaj shtetase dhe po punohet për gjetjen e saj. Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Lezhë. Ndërkaq, policia po heton në 2 pista, atë të largimit me dëshirë si dhe të një rrëmbimi të mundësh të vajzës.
