Policia e Lezhës ka arrestuar dje si të dyshuar Françesk Makaj, i cili qëlloi me armë zjarri ndaj dajës së tij pas një konflikti të çastit, por për fat të mirë pa e dëmtuar atë. Policia bëri me dije se ngjarja ka ndodhur në komunën Shënkoll të Lezhës, ku i dyshuari Makaj ka qëlluar me armë zjarri ndaj dajës së tij, gjithashtu i ka dëmtuar rëndë edhe makinën. Nga të shtënat me armë s’ka të lënduar, por vetëm dëme materiale dhe shkaku mbetet i panjohur.
