Një aksion i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Lezhë bëri të mundur bllokimin e rreth 350 kg mish i cili tregtohej jashtë çdo standardi si dhe bllokimin e një dyqani që tregtonte mish.
Mishi tregtohej jashtë çdo kushti higjeno-sanitar në mes të pluhurit të rrugës, ndërsa edhe transporti i tij me furgon bëhet në kushte skandaloze.
Në pamjet e siguruara nga Report Tv duket sesi mishi hidhet në dyshemenë e një furgoni dhe transportohet në drejtim të dyqaneve.
Ndërkohë burime nga AKU në Lezhë bëjnë të ditur se subjekti i bllokuar është në pronësi të Nush Thercaj.

Nuk thoshi kote me pare, qe lezhjanet flene me thiun!