Lezhë, pastrohet bregdeti i Shëngjinit në prag të sezonit

anazapta

Në prag të sezonit turistik ka nisur pastrimi i plazhit të Shëngjinit. Vendorët premtojnë se pushuesve në këtë bregdet do t’u afrohet ambient i pastër dhe shlodhës, duke mundësuar garanci për kërkesat e tyre gjatë pushimeve. Aksioni në Shëngjin ka filluar me largimin e mbetjeve urbane dhe inerte në zonën e Kunës, ku edhe problemi është më evident. Aktualisht ka nisur puna për pastrimin e të gjithë vijës bregdetare të Shëngjinit dhe më pas do vijohet me pastrimin e brezit të rërës, që pushuesit ta nisin sezonin sa më mirë.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *