Lezhë, përleshen me armë 2 grupe, plagoset kalimtarja

redaktor

Një 38-vjeçare mbeti e plagosur rëndë pas të shtënave me armë pasditen e djeshme, si pasojë e përleshjes së dy grupeve në konflikt me njëri-tjetrin. Lindita Gjoka është qëlluar aksidentalisht, ndërsa kalonte në afërsi të kompleksit të shkollave, afër qendrës së qytetit. Policia dyshon se autorët të kenë pasur një tjetër objektiv dhe se kalimtarja është plagosur nga shkëmbimi i zjarrit. E plagosura është dërguar në spitalin rajonal të Lezhës dhe mbahet jashtë rrezikut. Policia tha se ka disa emra të dyshuar dhe i shpalli në kërkim.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *