Lezhë, përplas këmbësoren në rrugë, arratiset shoferi

anazapta

Një grua rreth 50 vjeçe mbeti e plagosur rëndë, pasi u përplas nga një automjet në qytetin e Lezhës. Aksidenti ndodhi mëngjesin e djeshëm, në dalje të qytetit, tek stacioni i furgonëve që nisen për në Shkodër. Mësohet se 50-vjeçarja ka qenë duke zbritur nga një furgon, teksa i ka prerë rrugën një automjeti. Drejtuesi i këtij të fundi u largua më shpejtësi menjëherë pas aksidentit. E plagosura është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Shkak dyshohet shpejtësia e mjetit dhe prerja e rrugës.

Share This Article
1 Comment
  • Po po meci mirdites me benz…vjedhe kabllat e ekektrikut, barrjerat anesore te rruges i dergon per skrap…blen benzin..keto veprime gjithnje te kontrolluara nga nje polic hajdut……pastaj aksidenton dhe gruan dhe zhduket ne ate popullsi prej 10 miljon banoreve ne Lesh….dhe polici e kontrollon nga meihanja e qofteve dhe rakis ku per shanc kane dhe shefin e tyre…ky eshte nje tip shtet shkerdhate….tung o cun i mir Tirons.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *