Aksident në Lezhë, një i vdekur 3 të plagosur

DITA Online
Një aksident i rëndë rrugor, me një të vdekur dhe 3 të plagosur është regjistruar orët e mbrëmjes së të martës në aksin Lezhë-Milot, në vendin e quajtur “kryqëzimi i Treshit”.

Përplasja mes 3 automjeteve ka rezultuar fatale për Arjan Bejtjen, 37-vjeçari që nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në vend. Ai mësohet të ketë qenë oficer në Burgun e Shënkollit, në Lezhë.

Nga përplasja kanë mbetur edhe 3 të plagosur, dy prej të cilëve në gjendje më të rëndë.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forca të shumta policie dhe emergjencave civile, ndërkohë që po hetohet mbi rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

 

v.l/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *