Një 19-vjecar ndërroi jetë në spitalin e Lezhës, pasi u plagos me armë zjarri nga kushëriri i tij teksa pastronin armën. Ngjarja 30 metra larg banesës së viktimës, në fshatin Mërçin. Viktima është Kristjan Prendi, 19 vjeç, i cili fatkeqësisht nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra. Uniformat blu arrestuan autorin Mariol Qose, pak minuta pas ngjarjes. Nga policia mësohet se dy të rinjtë po pastronin armën tip “Kallashnikov”, në momentin kur i riu ka qëlluar dy herë Prendin aksidentalisht. Qose është përpjekur të fshehë edhe krimin në gjendje shoku.
