Lezhë, policia procedon 2 persona për konflikte pronash

anazapta

Dy persona po procedohen penalisht në Lezhë, për probleme me tokat. Kol P., 54 vjeç, banues në fshatin Skuraj, Kurbindyshohet se në fshatin Skuraj po ndërton pa leje një banesë dhe pranë saj ka bllokuar një sipërfaqe toke, e cila shërben si rrugë nga banorët e tjerë.

Ndërkaq, filloi procedimi penal në ngarkim të shtetasit Ejll Sh., 69 vjeç, banues në Mabë, Lezhë. Procedimi penal ndaj tij filloi pasi dyshohet se në fshatin Mabë, Lezhë, po ndërton një objekt dykatësh pa leje të organeve kompetente.

 

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *