Lezhë, pushimet sjellin trafik në Rrugën e Kombit

anazapta

Trafiku në rrugët që përshkojnë qarkun e Lezhës ka qenë i rënduar si asnjëherë tjetër këtë fundjavë, për shkak të dyndjes së pushuesve drejt bregdetit. Superstrada Milot-Lezhë, aksi i “Rrugës së Kombit”, kryqëzimi i Shëngjinit dhe Tales, kanë qenë nyjet më problematike ku vargu i automjeteve ka arritur në mbi 5 km. Ndonëse Policia Rrugore dhe ajo e Rendit janë dislokuar përgjatë gjithë superstradës, trafiku duket i pashmangshëm. Shefi i Qarkullimit Rrugor në Lezhë, Valentin Florini, ka bërë të ditur se ka pasur fluks, por jo bllokim të trafikut.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *