Tregtarët në Lezhë vijojnë të qëndrojnë në ambientet e tregut të bllokuar nga tatimorët. Por, qëndrimi për rreth 48 orë jashtë ka bërë që katër tregtare në Lezhë të përfundojnë në spital. Gratë tregtare kanë shfaqur shenja dobesie kete mëngjes dhe menjehere u transportuan drejt urgjences së spitalit të Lezhës. Tregtaret kërcënojnë me përshkallzim të protestave deri në grevë urie, pasi sipas tyre taksimi i ri që kërkohet të aplikohet nga tatimorët është shumë i lartë dhe i papërballueshëm për 350 familje të cilët mbijetojnë me dyqanet e tyre. Ditën e hënë pritet që protestës së tregtarëve lezhjane t’u bashkohen edhe familjarët e tyre.

c’fare do te thote kjo? s’duan te paguajne tatimet dhe protestojne? Ku eshte pare kjo? Le te hyjne edhe keta ne greve urie, te protestojene si furgonat 8+1 apo si ajo Qafa e zeze