Lezhë, sherr në një lokal, vritet 25-vjeçari

anazapta

Një 25-vjeçar është vrarë gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme, në një lokal në autostradën Tiranë – Lezhë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të Shënkollit, ndërsa viktima është Martin Shtjefni.

Mësohet se viktima dhe autori i vrasjes kanë qenë në të njëjtin lokal, ku rreth orës 02:00 pas mesnate mes tyre ka nisur një sherr, i cili ka degjeneruar në përdorimin e armës së zjarrit.

Autori i vrasjes, Mariglen Përgjini, nga fshati Manati i Lezhës, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Policia ka nisur punën për kapjen e tij, ndërkohë paralelisht po punohet edhe për sqarimin e rrethanave që çuan në vrasjen e 25-vjeçarit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *