Policia e Lezhës ka goditet një tjetër rast të shfrytëzimit të prostitucionit duke arrestuar një person dhe shpallur në kërkim 2 të tjerë.
Vladimir Mirashi, 38 vjeç, banues në Tiranë është arrestuar, ndërsa Agustin Toli, 26 vjeç, banues në Lezhë dhe Kristjan Marku, 34 vjeç, banues në Lezhë janë shpallur në kërkim për shfrytëzim prostitucioni”, ‘’Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura’’ dhe ‘’Nxitje për përdorimin e drogës’’ në bashkëpunim.
“Shtetasi Kristian Marku e ka shfrytëzuar për prostitucion në Lezhë, shtetasen E.T., 21 vjeçe dhe më pas e ka dërguar në Tiranë ku shtetasit Vladimir Mirashi dhe Agustin Toli e kanë detyruar të përdorte drogë dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale me të pa dëshirën e saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë: Për vepren penale “Shfrytëzim prostitucioni” ndaj shtetasit Kristjan Marku.
Për veprat penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe ‘ Nxitje për përdorimin e drogës” kryer në bashkëpunim ndaj shtetasve Vladimir Mirashi dhe Agustin Toli”, bën me dije policia e Lezhës.
