Lezhë, Tushaj: Asgjë e vërtetë për arrestimin tim. I hapur për hetim

Dita

Kryebashkiaku i Lezhës Viktor Tushaj ka rrëzuar çdo spekulim në lidhje me arrestimin e tij. Përmes një dalje për mediat, kreu i Bashkisë sës Lezhës i ka cilësuar shpifje dhe trillime.

Ju garantoj se Bashkia e Lezhës ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë e hapur për çdo llojë hetimi nga organi i akuzës.Ju garantoj se nuk do të jetë peng i asnjë interesi privat dhe nuk do të bjerë viktimë e asnjë llojë intrige që gatuhet nëpër kuzhinat të njerëzve të cilët kanë interesa individuale dhe politike në Lezhë. Kjo ka ndodhur pasi ata nuk kanë gjetur mbështetje nga kryetari i bashksië dhe administrata, kjo njesi vendore është e hapur për të gjithë për të monitoruar aktivitetin e tyre publik” , tha Viktor Tushaj, Kryetar i Bashkisë Lezhë.

Kryebashkiaku i Lezhës, Viktor Tushaj, është përfasues i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në mjaft media pranë opozitës është shkruar se pas një hetimi disa mujor prokuroria e Lezhës kishte lëshuar urdhër arresti në ngarkim të Tushës, por që kjo është anuluar pas trysninsë që është ushtruar mbi prokurorinë.

Edhe policia e Lezhës e ka cilësuar të pavërteta. “Theksojmë se dhe nga Prokuroria Lezhë nuk i është deleguar apo urdhëruar DPQ Lezhë të kryej veprime hetimore ndaj Kryetarit të Bashkisë Lezhë Z.Viktor Tushaj për sa bën fjalë e përditshmja periodike”, thuhet në deklaratën e policisë. /E.K

Share This Article
1 Comment
  • eSHYE KRYEBASHKIAKU ME I SUKSESESHE I VENDIT DHE PO QESE KA BERE NDONJE GABIM, I FALET SE ESHTE SERIOZ DHE MJAFTE DINJITOZ.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *