Ndërron jetë në Spitalin e Djegieve në Tiranë pas disa ditësh terapie intensive 36-vjeçaria që tentoi flijimin në banesë. Policia e kryeqytetit njoftoi dje se regjistroi vdekjen e Yllka Gjin Gjergjit, banuese në fshatin Tresh të Lezhës, ndërsa ishte njoftuar nga mjekët e QSUT-së. Sipas hetimeve paraprake të policisë së Lezhës rezulton se Gjergji ka shkaktuar vetëvrasjen me djegie në zjarr në banesën e saj. Viktima ka qenë e shtruar për disa ditë, por pa mundur t’i mbijetonte plagëve të djegieve që ishin të shkallës së lartë.