Një 65-vjeçar është vrarë me armë zjarri në orët e para të mëngjesit në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Torovicë, ndërsa viktima është shtetasi Marash Ndreu, 65 vjeç.
Ndreu është qëlluar me armë sapo ka dalë nga shtëpia, ndërsa shkak i vrasjes është bërë një grindje i vjetër me persona të tjerë. Ai është plagosur rëndë dhe ka ndërruar jetë pas transportimit në spital. Policia ka etiketuar disa të dyshuar për ngjarjen, por ende nuk është ndaluar autori.