Lezhë, zjarri shkrumbon banesën dy katëshe

Leda Hysa

 

Një banesë dy katëshe është shkrumbuar nga zjarri, rreth orës 04:00 të mëngjesit të së hënës.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Torovicë të Lezhës dhe fatmirësisht nga flakët nuk ka persona të lënduar.

Për shkak të rrugës së shkatërruar, zjarrfikësit kane mbërritur me vonesë, në pamundësi për të shpëtuar asgjë nga shtëpia.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i zjarrit të kenë qenë luhatjet e energjisë elektrike.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *