Lezhë/Kishte shkuar për pushime, mbytet 46 vjeçari nga Kosova

Gazeta Dita

Një 46 vjeçar nga Kosova ka humbur jetën pasi është mbytur në plazhin e Tales në Lezhë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 të ditës së sotme.

Policia lokale sqaron se 46 vjeçari me iniciale Sh.K, banues në Kosovë e pushues në Tale, ka qenë duke u mbytur dhe menjëherë është nxjerrë jashtë detit nga pushues të tjerë.

Ai është transportuar për në spital me ambulancë, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, dhe shkak dyshohet mbytja nga uji.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *