LGBT: Na sulmuan pas pedalimit kundër homofobisë në Tiranë

redaktor

Një grup aktivistësh LGBT kane njoftuar mediat se janë sulmuar me mjete shperthyese e gaz lotsjellës në ambientet e një lokali në afersi te Akademise se Arteve, pasi kane perfunduar nje pedalim kunder homofobise sot ne Tirane. Ne nje deklarate per shtyp te shoqatave LGBT qe organizuan aktivitetin ata thone qe “dy djem te rinj kanë hedhur në oborrin e lokalit ku aktivistët ndodheshin mjete shpërthyese që lëshojnë një tym mbytës”.

Ne deklaraten qe kane shperndare per media thuhet gjithashtu qe “me pas jane larguar me vrap dhe jane pare te marrin me shpejtesi nje taksi. Shofere te tjere te taksive ngjitur refuzuan te japin me shume informacion, ndersa policia ka treguar rezistence per ta konsideruar kete si nje sulm ndaj LGBT meqe sipas tyre, aktiviteti me bicikleta kishte perfunduar. Nderkohe teksa ndodheshin ne vendngjarje nje person i dyshuar si autor i ketij sulmi ka postuar ne profilin e Xheni Karaj nje foto me fytyren e tij ku shkruhet “Jeta osht qejf pa gejte”.

LGTB kanë zhvilluar sot pedalimin e tyre kundër homofobisë në sheshin “Nënë Tereza”. Pedalimi nisi nga sheshi “Nënë Tereza”, vijoi përgjatë gjithë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me pjesemarrje te anetareve LGBT dhe me mbeshtetje nga perfaqesues te zyrave nderkombetare ne Tirane, institucioni i Avokatit te Popullit, etj

Me poshte fotot e derguara ne media nga anetaret LGBT:

 

INCIDENT1okINCIDENT3INCIDENT4

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *