Lëvizja LGBT protestoi sot para Ministrisë së Drejtësisë kundër ministrit Eduard Halimi. Një ditë më parë media publikoi një video dhe foto teksa Halimi dhe deputeti Fatos Hoxha komunikonin me njëri tjetrin me një fjalor banal.
Ministri i thoshte deputetit: “Lere atë se ai mbron bq, po mos e thuaj se na hapin llafe”.
Xheni Karaj e Aleancës LGBT duke përdorur kamerat e pranishme që transmetonin direkt i tha Halimit: “Në qoftë se ke akoma dinjitet, të
presim poshtë, të na japësh dorën dhe të kërkosh falje publike”.
Aktivistët mbanin parrulla ku shkruhej: “Po ju kë mbroni z. ministër?”, “Jo rrugacërisë në Kuvend dhe në qeveri”, dhe gjatë protestës ata thirrën: “Halim, riedukim”, etj.
“Ajo që na shqetëson dhe është e pafalshme”, tha Kristi Pinderi, “është mënyra prej halabëkësh si qeveritarët tanë përdorin detyrën e tyre. Një
ministër përfaqëson një institucion dhe mënyra e papërgjegjshme si trajton institucione kushtetuese si Avokati i Popullit është zhgënjyese”.
Per aryse etike komenti u fshi
Moderatori
Pershendetje nga Murat Basha e Eqerem Spahija ……………………………………