Libani dhe grupi Hezbollah shpallin nisjen e ofensivës kundër ISIS

Gazeta Dita

Ushtria libaneze deklaroi sot se ka nisur një ofensivë kundër grupit esktremist të Shtetit Islamik në një enklavë afër kufirit verilindor të Libanit me Sirinë. Një ndërhyrje ushtarake nga ana e Libanit pritej prej kohësh.

“Në emër të Libanit, në emër të ushtarëve libanezë të rrëmbyer, në emër të dëshmorëve të ushtrisë, unë njoftoj se operacioni ka filluar,” tha shefi i ushtrisë, gjenerali Joseph Aoun.

Njëherësh, grupi shiit në Liban, Hezbollah, ka shpallur se së bashku me ushtrinë siriane, e ka filluar një operacion në pjesën perëndimore të malit Kalamoun.

Ushtria libaneze po synon pozicionet e Shtetit Islamik të Irakut dhe grupit levant ISIL, i njohur si ISIS, pranë qytetit Ras Baalbek, me raketa, artileri dhe helikopterë, tha një burim libanez i sigurisë.

Në një konferencë për shtyp, zëdhënësi i ushtrisë libaneze, gjeneral brigade Ali Kanso, tha se ofensiva nuk filloi sot.

“Ne kemi planifikuar sulmet për më shumë se dy javë,” tha Kanso, duke folur nga selia e ministrisë së mbrojtjes.

Ai shtoi se operacioni do të vazhdojë derisa ushtria të ripërtërijë kontrollin e pjesës së fundit të kufirit libanezo-sirian, që mbetet nën kontroll të grupit ekstremist, Shteti Islamik.

Çfarëdo operacioni i përbashkët i ushtrisë libaneze me Hezbollahun dhe me ushtrinë siriane,do të jetë i ndjeshëm politikisht në Liban, pasi Libani merr ndihmë të konsiderueshme nga ushtria e Shteteve të Bashkuara, ndërsa Uashingtoni e klasifikon Hezbollahun e mbështetur nga Irani, si grup terrorist.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *