Liberalizimi i vizave për Kosovën, kushtet e reja që duhet të plotësohen

J L

Për Qeverinë e re të Kosovës, kushtet për liberalizimin e vizave nuk janë përmbushur.

Ajo ka konsideruar se duhet ndërmarrë veprime veçmas në fushën e drejtësisë, me qëllim që të ndodhë heqja e izolimit për kosovarët.

Qeveria e drejtuar nga kryeministri Avdullah Hoti e ka shprehur këtë në Programin qeverisës, të miratuar javën e shkuar.

Në pikën 7.2 të këtij dokumenti, mes të tjerash, theksohet se, në veçanti, do të punohet për “rritjen e efektivitetit të gjyqësorit, si parakusht themelor për integrimin evropian dhe veçanërisht për liberalizimin e vizave, duke rritur kapacitetet e gjyqësorit për trajtimin e lëndëve dhe duke respektuar pavarësinë e tij”, raporton KOHA.

Në korrik të vitit 2018, Komisioni Evropian kishte konfirmuar se Kosova ka përmbushur 2 kriteret e fundit për liberalizimin e vizave: Krijimi i një regjistri të hetimeve, vendimeve të formës së prerë të gjykatave dhe konfiskimeve lidhur me rastet e profilit të lartë të krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe ratifikimi i Marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Komisioni kishte miratuar edhe rekomandimin për heqjen e vizave për Kosovën, pasi që ishte vlerësuar se Kosova ka zbatuar të gjitha obligimet e dala nga Udhërrëfyesi për liberalizim të vizave. Nga Zyra e kryeministrit, por edhe nga vetë ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, gazeta ka kërkuar informacione në lidhje me kushtet e papërmbushura për liberalizimin e vizave, për të cilat flet Programi. Këto institucione janë pyetur se kush dhe kur i ka komunikuar kushtet e reja. Përgjigjja ka munguar gjatë ditës.

Në Program, Qeveria ka shprehur synimin se përmbyllja e suksesshme e procesit të liberalizimit të vizave të ndodhë gjatë kryesimit të Presidencës së Bashkimit Evropian (BE) nga Gjermania. Synimet janë shprehur në pjesën e dokumentit që flet për integrimin në BE.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • Kushti 15000 hektar serbise e i marim vizat per botem e amshuar ! Maqedonise 3200 hektar Malit te Zi 8500 sa qeveri te vije nje dhurat fqinjeve e vizat kur te plotsohen kushtet apo kur te ben shelgu rrush !!!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *