Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov ka vendosur ta tërheqvendimin për falje, pasi është i vetëdijshëm se ka bërë precedencë e cila nuk ka të bëjë me ligjet, dhe kjo pasi u përball në zemërim dhe dënim si në vend ashtu edhe nga bashkësia ndërkombëtare, shkruan portali Libertas.
Libertas shkruan: Operacionin “tërheqja”, prapë se prapë që të ketë bazë dhe që të mos shkaktojë përbuzje plotësuese në adresë të presidentit të shtetit, e udhëheq këshilltari i tij, Ivica Bocevski. Këshilla kërkohen edhe nga ekspertë juridik të cilët nuk janë të përkëdhelur të qeverisë.
