Liberty Ross i tregon të shoqit se çfarë ka humbur

anazapta

fotot

Thonë se lumturia është hakmarrja më e mirë, por modelja Liberty Ross ka zgjedhur një mënyrë më të hapur: duke pozuar nudo për revistën “Love”. E shfaqur vetëm me një varëse në trup, në një foto bardh e zi, modelja 34-vjeçare duket sikur dëshiron t’i kujtojë të shoqit se çfarë ka humbur. Javën e shkuar, Ross kërkoi divorcin nga regjisori Rupert Sanders, i cili vitin e kaluar u përfshi në një marrëdhënie jashtëmartesore me aktoren Kristen Stewart. Pavarësisht se Rupert i kërkoi falje të shoqes dhe të dy nisën një terapi për të rikuperuar martesën, Liberty nuk i hoqi dot nga mendja fotot ku ai shfaqej duke u puthur me aktoren që kishte rolin kryesor në një film të tij.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *