Libi, mbi 8 mijë persona largohen nga luftimet e përleshjet

J L

Ka rritur në 8 mijë numri i personave që kanë ikur nga luftimet në zonën përreth kryeqytetit të Libisë, Tripoli.

“Ndërkohë zhvendosja nga zona e përleshjes drejt Tripolit po vazhdon”, bëri me dije zëdhënësi i OKB-së, Rheal Leblanc, për gazetarët në Gjenevë.

Mësohet se përveç të zhvendosurve, shumë familje mbetën të bllokuara në zonat e prekura nga konflikti.

Javën e kaluar, komandanti ushtarak, Khalifa Haftar ka nisur një ofensivë për marrjen e kontrollit të Tripolit nga Qeveria e kryeministrit Fayez al-Serraj, e cila mbështetet nga OKB-ja, shkruan REL. Kjo qeveri e unitetit e kontrollon kryeqytetin, por autoriteti i saj nuk njihet nga një administratë paralele në lindje të Libisë.

Gjenerali Haftar është aleat i qeverisë rivale në qytetin lindor Tobruk.

Kryeministri Al-Serraj e akuzoi atë për përpjekje për grusht shtet dhe tha se ushtarët e tij rebelë do të përballen me forcën.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se dhjetëra njerëz janë vrarë dhe mbi 300 janë plagosur në luftime.

Libia është shkatërruar nga dhuna dhe paqëndrueshmëria politike që prej sunduesit Muammar Gaddafi, i cili është rrëzuar nga pushteti dhe është vrarë në vitin 2011.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *