Libi, rrëmbehen dy nëpunës të Ambasadës serbe

Dita

Dy nëpunës të Ambasadës së Serbisë në qytetin Sabrata në Libi, janë rrëmbyer sot pasdite, ka njoftuar Ministria e jashtme e Serbisë.

Sipas njoftimit, janë rrëmbyer teknikja e lidhjeve, Sllagjana Stankoviç, dhe vozitësi, Jovica Stepiç. Ministria i ka informuar shërbimet e sigurisë dhe theksohet se “po bëhet çdo gjë e mundshme, që në situatën e komplikuar në terren, të sigurohen sa më shumë informacione dhe kthim i sigurt i shtetasve” të Serbisë.

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, për këtë çështje ka biseduar me ministrin e jashtëm të Libisë, Mohamed Abdulaziz.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *