Zëvendëskryeministri i Libisë raportohet se është rrëmbyer një ditë më parë nga një grup i armatosur në Tripoli.
Nuk dihet nëse ky lajm është vërtetë apo jo, por agjencia turke e lajmeve AA ka raportuar një zyrtar të paemëruar të qeverisë në Tripoli, i cili thotë se zëvendësi i kryeministrit të Libisë, Fat’hi al-Majbari është rrëmbyer dhe dërguar në drejtim të panjohur.
Libia në krizë të thellë politike
Që në momentin kur në protestat masive kundër regjimit (2011) u vra Muammar Gaddadi, në pushtet janë vendosur qeveritë paralele me seli në Tripoli dhe Trobuk të cilat kanë dhe parlamente të ndara dhe forca të armatosura.
Në fund të vitit 2015 përfaqësuesit e qeverive paralele të Libisë nën udhëheqjen e Kombeve të Bashkuara nënshkruan një marrëveshje për formimin e Qeverisë së Unitetit Kombëtar.
Plani ishte që qeveria të marrë pushtetin në vend në afat prej 12 muajsh dhe të shpallte zgjedhje parlamentare por për shkak të mosmarrëveshjeve, deri më tani marrëveshja nuk është implementuar plotësisht, kështu Libia është ende larg nga arritja e sigurisë civile e politike.
s.a/dita
