Libia ia merr edhe Shqipërisë si shtet patatinash

Nela

Disa media të njohura kanë publikuar pak orë më parë tituj të ngjashëm sipas të cilëve “parlamenti libian ka votuar kundër dislokimit të trupave turke në vend”.

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan madje se “parlamenti ka votuar edhe kundër memorandumit mes Turqisë dhe Libisë për delimitimin e ujërave detare”.

Kur kalon titullin dhe hyn në tekst, sheh se bëhet fjalë jo për parlamentin libian, por për Dhomën e Përfaqësuesve me qendër në Tobruk, aty ku vepron gjenerali Khalifa Haftar.

Çfarë është votuar dhe për çfarë bëhet fjalë?

Qeveria në Tripoli ka një mandat nga OKB dhe quhet “sipas Paktit Kombëtar”.

Zgjedhjet nga ka dalë parlamenti që votoi dje u zhvilluan në gusht të 2014-ës dhe në to morën pjesë 18% e votuesve.

Më pas rezultatet e zgjedhjeve nuk i pëlqyen kryeministrit Fayez Serraj që urdhëroi Gjykatën Supreme  të anullonte zgjedhjet.

Pas vendimit të saj Parlamenti vendosi të mos e njihte vendimin me argumentimin se ai ishte marrë nën kërcënimin e armëve.

Parlamenti madje i zgjati mandatin vetes.

Serraj vazhdoi i qetë.

Bëri zgjedhje të reja dhe krijoi një parlament tjetër, në perëndim.

Lindori nuk e njohu perëndimorin.

Sot në ish0Libinë e Gedafit jemi në kushtet kur një vend njeh njërin parlament dhe tjetri njeh rivalin.

Ka praktikisht dy Libi me dy ide për të ardhmen.

Ka edhe dy “Perëndime” që sillen vërdallë sipas midesë.

Ndaj titujt që flasin për “parlament libian” janë të njëanshëm.

Në fakt janë me sens antiturk, jo antilibian.

Mirëpo Erdoganin mund ta kesh inat, por nuk e lufton dot me kësi marifetesh.

Libia është ndoshta vendi i dytë pas Shqipërisë që është katandisur në derexhe të tillë, me dy lloje për çdo gjë dhe ku komuniteti ndërkombëtar tallet deri në këtë pikë – shkruan portali ResPublica.

 

n.s. /dita

 

Share This Article
4 Comments
  • Tani qe turqia po forcohet ne ballkan nuk me vjen fare mire
    Por sa per libine greqise ti vij keq sa te dete sepse qeveria e libise qe ka kerkuar ndihme turqise eshte qeveria qe njeh okb dhe ajo beri cmos per ndihme ne gjithe perendimin perfshi italine askush se ndihmoi turqia ishte zgjidhja e fundit por e vetmja qe ishte gati konkretisht per ndihme

  • Kete mendim kane ato shtete fqinje qe mbeshtesin “qeverine praralele” te Saliut dhe Likes, natyrisht per kete situat te mjegullt ka faj edhe qeveria aktuale per tolerance te tepert.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *