LIBRA zëvendëson Ben Blushin, kush janë drejtuesit e rinj të partisë

DITA Online

 

Një ditë më parë Ben Blushi njoftoi largimin nga drejtimi i partisë LIBRA.

Ndërkohë, ditën e sotme LIBRA ka njoftuar drejtuesit e rinj të parë.

Drejtimi i partisë i është besuar nënkryetarit Endri Tafani. Në njoftim bëhen të ditur edhe emrat e anëtrëve të rinj të strukturave të LBIRA-s.

Njoftimi i LIBRA-s

Në mbledhjen e mbajtur datë 20 Janar 2018 u krye kostituimi i Bërthamës së re të dal nga zgjedhjet e fundit të Forumit LIBRA. Bërthama e re, bazuar në statutin e ri të miratuar në mbledhjen e forumit datë 14 Janar 2018, vendosi si më poshtë:

1- Nënkryetar i partisë zgjidhet Z. Endri TAFANI;

2- Komisioni i Etikës, zgjidhen 5 anëtarët: Gerta Skënderi, Lumturi Papa, Gent Mucollari, Ervin Terziu dhe Gent Karalliu;

3- Komisioni i Garancive Statutore, zgjidhen 5 anëtarët: Merita Shimaj, Erion Kanxheri, Gani Bendo, Klodiana Lasku dhe Arbër Ndregjoni;

4- Bërthamës së re ju komunikua vendimi i Komisionit të Etikës LIBRA, të marrë datë 13 Janar 2018 per perjashtimin e znj Mimoza Hafizi per shkelje te renda.

5- Administratori i LIBRAs rikonfirmohet Zj. Matilda BEQIRI;

Gjatë mbledhjes u shqyrtua dhe rasti I tërheqjes së Z. Ben BLUSHI.

Në bazë të statutit, për shkak të tërheqjes së Kryetarit Z. Ben BLUSHI, drejtimi I partisë LIBRA do të kryhet nga Z. Endri TAFANI.

Share This Article
1 Comment
  • Po përse ziheni more të pa udhë ,vendosni dy kryetar të librave paralel ,libra ka sa të duash pa lek në koshat e plehërave ose, ose, edhe treshe po të doni .Beni ,Moza dhe Endri Tafani ,një tango treshe ,ju bëni histori !…….. !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *