Librat e javës

anazapta

Mos harro të më puthësh, Alexandre Jardi

“Mos harro të më puthësh” (“Le Zébre”) u botua për herë të parë në 1988 dhe po atë vit fitoi çmimin letrar Femina. Qe një nga romanet më të suksesshme të asaj periudhe dhe në vitin 1992 u ekranizua. T’ia rifitosh zemrën gruas sate pas pesëmbëdhjetë vjetësh martese? Asnjë donzhuan imagjinar nuk do t’i futej kësaj ndërmarrjeje të rrezikshme.

 

 Telashe dashurie, Adele Parks

Sa gjasa ka që, një i panjohur, ulur pranë teje në avion, të jetë e shkruar të të ndryshojë jetën? Sidomos kur duket se tjetri është krejt e kundërta jote, në çdo drejtim. Për aq kohë sa zgjat fluturimi nga Londra në Çikago secili prej tyre zbulon te tjetri diçka që as e dinin se ia kishin nevojën.

 

Mesdheu, Fernand Braudel

Fernand Braudel dhe Georges Duby, si dhe disa studiues të njohur si Roger Arnaldez, Maurice Aymard, Filippo Coarelli, Jean Gaudemet, Piergiorgio Solinas, ka realizuar këtë afresk të shkëlqyer mbi Mesdheun, të kuptuar si hapësirë, si vend gjeografik dhe sidomos si djep i qytetërimeve të mëdha.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *