Banorët e dy fshatrave në Librazhd sulmuan kompaninë private që po ndërton HEC-in në këtë zonë, ndërsa pesë prej tyre u morën nën akuzë në gjendje të lirë pasi u shoqëruan nga policia. Burime zyrtare thanë se 3 banorë të fshatit Polis dhe 2 të fshatit Gurshpat, të afërm me njëri-tjetrin, akuzohen se dy ditë më parë, në rrugën e fshatit Polis-Qendër, për motive të dobëta kanë kanosur A. Xh., banues në Kavajë, administrator i firmës ndërtuese të HEC-it në këtë fshat, i cili ishte duke tërhequr makineritë dhe pajisjet ndërtuese.
