Një 48-vjeçar që vuante prej vitesh nga depresioni nervor u gjet i vetëvarur nga familjarët në fundjavë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bardhaj të komunës Rrajcë të Librazhdit, në bodrumin e banesës, ku dhe është gjendur i vetëvarur me litar Kodhel Bogdani. Policia vendore nisi hetimet e menjëhershme dhe pas dëshmive të familjarëve rezultoi se i ndjeri vuante dhe njëkohësisht kurohej për depresionin nervor. Gjatë këqyrjes së kufomës nuk u konstatuan shenja dhune, apo dëmtime të tjera trupore, ndërsa hetimet po vijojnë.
