Një shtetas humbi jetën në një aksident rrugor në vendin e quajtur Kthesa e Murrashit.
Viktima është shtetasi Niko Karaj, 27 vjeç, banues në fshatin Murras të Elbasanit.
Automjeti tip Land Rover, drejtohej nga një shtetas nga Shkodra. Shpejtësia e lartë dhe kthesa e fortë, duket se kanë qenë shkaktarët e aksidentit.
Policia shkoi në vendin e ngjarjes ku nisi hetimet për të zbardhur rrethanat. /Dita/
