Një grua ka mbetur plagosur gjatë një aksidenti automobilistik në Librazhd. Ngjarja u regjistrua në orët e paradites së djeshme, në aksin Librazhd-Qukës, ku një kamion me targa LA5249A është përplasur me një automjet tip “Benz”, me targa KJ2379B. Si pasojë e përplasjes ka mbetur e plagosur një grua, identiteti i së cilës nuk bëhet me dije. E plagosura udhëtonte si pasagjere në makinën tip “Benz Mercedez”, ndërsa u dërgua për mjekim në spitalin e Prrenjasit. Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.
