Vjedhja e sasive të mineralit nga galeritë e kromit në zonën e Librazhdit është kthyer në objekt denoncimesh nga konçesionarët dhe hetimi nga policia. Uniformat blu proceduan penalisht dy të dyshuar ditën e djeshme. I pari u mor nën hetim si i dyshuar Z. M., 32 vjeç, banues në fshatin Katjel, të cilit në lagjen nr. 1 të Prrenjasit iu gjend një sasi lëndë minerale pa dokumentacion përkatës. Kurse I. K., 28 vjeç, banues në Prrenjas, u kap në ambientet e ish-parkut të mallrave me një sasi kromi pa dokumentacionin përkatës dhe akuzohet për fshehje të të ardhurave.
