Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Librazhd. Një makinë është përmbysur në mes të rrugës.
Duke dashur që të mos përplaset me një makinë në rrugë, drejtuesi i mjetit me targa AB 034 BZ, devijoi që të shmangte përplasjen. Kjo ka bërë që ai të dalë nga rruga dhe të përplaset me një pemë dhe më pas të përmbyset në rrugë.
Si pasojë autostrada është bllokuar për disa minutash dhe qarkullimi në këtë aks është vështirësuar. Aktualisht nuk dihet ende se kush identiteti i shoferit.
m.m/ dita
