Një maune ka marrë flakë në ecje e sipër në një nga akset e Librazhdit, duke bllokuar përkohësisht qarkullimin rrugor.
Nga informacionet e fundit, të ofruara nga autoritetet lokale, mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë vendit të quajtur Ura e Murrashit.
Ndërkohë, njësitë zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur vënien nën kontroll të flakëve.
Nga hetimet paraprake është zbuluar se drejtuesi maunes, me targa Durrësi, ka humbur kontrollin e automjetit si pasojë çarjes së një tubi të frenave, ka dalë pjesërisht nga rruga dhe më pas kabina është përfshirë nga flakët.
Nga ngjarja nuk ka pasur të lënduar.
