Policia vendore ndaloi dje të dyshuarit Ardian Byci, 32 vjeç dhe Arjan Biba, 30 vjeç, banues në fshatin Zdrajsh të këtij rrethi. Arrestimi u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se në fshatin Funarëz, kanë bërë disa shpërthime, duke përdorur kapsolla, fitila dhe pleh kimik, me qëllim për të nxjerre gurë, për nevojat e tyre. Pas ndalimit dhe marrjes në pyetje, materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Elbasan për veprime të mëtejshme hetimore.
