Prej katër ditësh, Sadik Halili, rreth 60 vjeç, rezulton i humbur në rrethana ende të paqarta. Ai punon si përgjegjës pranë hekurudhës në qytetin e Përrenjasit dhe nuk njihet si person me probleme apo konflikte personale dhe familjare. Në datën 4 shkurt, Halili është nisur si zakonisht drejt vendit të tij të punës, por nuk është kthyer në banesë. Familja Halili ka bërë denoncimin për humbjen e tij pranë komisariatit të Librazhdit, por nuk janë gjetur gjurmë të punonjësit të hekurudhës.
