Përplasja e dy personave që lëviznin me biçikleta në orët e mbrëmjes të së dielës, në rrugët e fshatit Rrapun të Librazhdit, ka rezultuar fatale për 39-vjeçarin Bashkim Shkurti, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme, pasi ka përplasur kokën në asfalt. Shkurti ka qenë duke udhëtuar në fshatin ku edhe banon, kur është përplasur me një tjetër person, që po ashtu lëvizte me biçikletë përballë tij, Edmond Brahjan, 23 vjeç, nga fshati Dorëz. Ndërsa Shkurti ka vdekur, Brahja dhe pasagjeri i ulur pas tij, 27-vjeçari S. A., janë lënduar.
