Librazhd, tjetërsuan pronat, akuzë 2 zyrtarëve të Hipotekës

anazapta

Dy zyrtarë të ZVRPP-së së Librazhdit u morën nën akuzë për tjetërsim të pronave. Burime zyrtare bënë me dije se F. A., 54 vjeç, banues në fshatin Kuturman, ish-regjistrues pranë Hipotekës dhe S. T., 56 vjeç, banues në lagjen nr. 2, me detyrë hartograf, akuzohen se në vitin 2011, në kundërshtim me ligjin, kanë lëshuar certifikata pronësie për Xh. F., duke i dhënë pronësi sipërfaqe trualli që nuk i takonte me ligj. Pas hetimeve paraprake, dosja me materiale i kaloi Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *