Një libër i publikuar së fundmi në Turqi hedh drtitë, apo më saktë, pretendon një skenar plotësues për vrasjen e gazetarit të “The Washington Post”, Jamal Khashoggi.
Sipas autorëve të librit “Mizori diplomatike: Sekretet e errëta të vrasjes Khashoggi”, Abdurrahman Şimşek, Nazif Kahraman dhe Ferhat Ünlü, trupi i gazetarit gjendet në pusin që ndodhet në kopshtin e konsullatës saudite në Stamboll.
Libri përmban intervista me zyrtarë të lartë turq dhe janë pikërisht këta zyrtarë që propozojnë këtë hipotezë, ndërkohë që Riadi zyrtar e ka pranuar vrasjen dhe madje ka arrestuar 18 persona për të.
Po kështu pala turke është lejuar të marrë kampione nga pusi të cilat nuk sollën ndonjë rezultat të dyshimtë. Pala saudite megjithatë ka kundërshtuar kërkesën turke për të tharë pusin për të parë se çfarë ndodhet në të.
Autorët thonë se nuk e kanë dëgjuar audion e regjistruar të vrasjes por ata kanë biseduar me zyrtarët turq që e kanë dëgjuar atë. Në libër identifikohen emrat e dy drejtuesve të skuadrës që ekzekutri Khashoggin.
Ata janë oficeri i zbulimit Maher Mutreb dhe kreu i Këshillit Shkencor të Mjekësisë Ligjore, Salah Muhammed al-Tubaigy të cilët kanë biseduar një orë përpara vrasjes:
-Do t’i themi se do ta marrim me vete në Riad. Nëse refuzon do ta vrasim dhe do të zhdukim trupin – dëgjohen atë në materialin audio.
Autorët thonë se në audio dëgjohen ulërima dhe Khashoggi ka thënë gjatë sulmit:
-Mos ma mbyllni gojën. Kam azëm. Do më mbysni
Këto janë edhe fjalët e tij të fundit.
Vrasja është kryer me gjakftohtësi dhe sipas të dhënave në audio dëgjohet Tubaigy të ketë këshilluar të tjerët të dëgjojnë muzikë dhe të jetë shprehur se:
-Nuk kam punuar ndonjëherë me trup të ngrohtë por s’e kam problem edhe këtë
Ndër emrat e tjerë që mendohet se janë pjesë e operacionit të vrasjes janë edhe kreu i stacionit të shërbimit sekret në Ankara, Ahmed Abdullah al-Muzayni, oficerët e shërbimit Saad Muid al-Qarni, Muflih Shaya al-Muslih dhe Abdulaziz Suleyman el-Ghumuzi.
Një nga autorët e librit thotë se pavarësisht deklaratave të princit Mohammed bin Salman, në të vërtetë vrasësi Taboigy (në foton poshtë) është i lirë dhe jeton bashkë me familjen në një vilë në Arabinë Saudite.
b.m. / dita
Te gjitha i degjojne dhe i dine agjentet e fshehte te cdo vendi. Por ata nuk nderhyjne dhe i lene njerezit te vriten e te masakrohen, sepse jane qenie robote ne sherbim te shtetit. Vrasja e Khashogit mund te parandalohej me menyra te ndryshme, por dreqi e di pse autoritetet turke nuk nderhyne!
Nuk e kupton ti pse?
Se tani ua kan gur n dore sauditeve dhe u marrin c’duan
Dhe ti se ke gjete Guli, ajo qe thua ti eshte pasoje, kryesorja eshte qe ne turqi nuk zbatohen te drejtat e njeriut