Libri, halle mbi halle

redaktor

Dërguar me Email

Në adresën e redaksisë

Tregu i librit në Shqipëri ka shumë halle dhe probleme. Por, me sa duket, hallet më të mëdha librit dhe librarive u vinë nga vetë shtëpitë botuese dhe nga ata tregtarë makutër që janë mësuar të shkelin mbi interesat e të tjerëve si dhe çdo rregull të etikës dhe të tregtisë së ndershme dhe korrekte si dhe të etikës.

Libraritë nuk mjafton që janë të sulmuara nga ata që vazhdojnë të shesin libra rrugëve, kioskave dhe trotuareve, por po sulmohen gjithashtu edhe nga merkatot dhe supermerkatot që vendosin nëpër korridore disa tavolina apo stenda dhe shesin libra…

Së fundi, këto qendra tregtare, siç është ajo Concord, po organizojnë dhe panaire libri, duke shkelur kështu çdo rregull e kriter të formalizimit të librit në librari dhe duke ushqyer formalitetin të cilin Qeveria po mundohet ta luftojë. Kur do të ndalen këta abuzues dhe të ndihmohen libraritë e licencuara?

Nga A. Mëhilli, Librare

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *