Juristi Nest Zefi akuzon publikisht kryedemokratin Lulzim Basha se i ka vjedhur shkrimet e tij dhe i ka përdorur në librin që kreu i PD-së publikoi ditën e sotme.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, juristi Zefi shkruan se një prej tezave që i është kopjuar nga kryedemokrati Basha është fjala ku ai iu është drejtuar miqve italianë pasi u shpall kandidat për deputet.
Juristi shkon dhe më tej teksa shprehet se Basha e ka kopjuar shumë ‘trashë’ dhe kjo sipas tij është diçka e rëndë.
“Ne librin e tij “Misioni” Lulezim Basha e disa keshilltare te tij qe jane te njoftun te mi, paska bubrrue ne shkrimet e mia e sidomos edhe ne ket te fundit qe u drejtova miqve italian, mbasi u shpalla kandidat per deputet, per me ndertue fabulen e tij…me kopjue kaq trashe bash asht e rande…,”- shkruan ai.
Sot kryedemokrati Lulzim Basha prezantoi librin e tij të sapobotuar me titull “Misioni im”, për të cilin u shpreh se e ka shkruar gjatë periudhës së karantinës dy-mujore ku Shqipëria ishte në izolim total. Vetë Basha tha se në libër flitet për sfidat e opozitës së këtyre 8 viteve, si dhe për arsyet se pse PD duhet të vijë në pushtet.
Nest Zefi është kandidat për deputet në listat e partisë Lëvizja për Ndryshim, e drejtuar nga ish demokratja dhe ish kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli
c.r / dita
Me tere mende e merrni ju se ky palla di te shkruaj? Po nuk po e shikoni se ai edhe te lexoj nuk di, pa lere te flasi? Nuk po e shikoni keto ditet e fundit, se ai po flet kodra pas bregut? Cfare qitapi do shkruaj ky analfabet qe per cudi drejton opoziten?
Me sa duket urrejtja e Jozefines eshte aq e madhe per Bashen sa nuk po le gur pa levizur e njeri pa perdorur kunder tij.Si ka mundesi qe te gjithe ju qe jeni shkeputur nga PD-ja nuk gjeni asnjehere rast pa folur kunder saj dhe nuk gjeni asnje rast sikur nje rast te vetem kunder qeverise rilindase kur kunder saj flasin dhe vete socialistet.Duket qe jeni te mirepaguar nga Rama dhe per kete e keni shitur menderen.”Suksese”ne jete.
Misioni i Bashes, letres higjenike te vicidoloviçave, eshte shkaterrimi i Shqiperise! Kur do futet ne burg ky debil, qe s’di te lidhe 2 fjale e te beje nje shumezim numrash! Rrace e ndyre!