Libri i djaloshit autik, një bestseller në SHBA

anazapta

Libri i një 13-vjeçari autik qëndron në krye të listës së bestsellerave, sipas gazetës “Sunday Times”. Autori është një djalosh autik japonez, Naoki Higashida, i cili pikëisht sot mbush 21 vjeç. Libri titullohet “Arsyeja pse hidhem” dhe në të Naoki jep përgjigje për një sërë pyetjesh që kanë të bëjnë me sjelljen e tij dhe mungesën e  shpjegimeve përmes komunikimit verbal (ai nuk ka mësuar kurrë të flasë).

Libri është zbuluar nga David Mitchel , autori i “Atlasi i yjeve”, i cili ka gjithashtu një fëmijë autik. Shënimet online të Naokit janë përkthyer nga bashkëshortja japoneze e Mitchel, Keiko Yoshida, dhe janë shndërruar në libër shumë shpejt.

Vetë autori i librit shkruan në blogun e tij se është mahnitur nga kjo që i ka ndodhur. Naoki jeton në Tokio dhe është diagnostikuar me autizëm në moshën 5-vjeçare. ai është edukuar në një shkollë të specializuar për fëmijët autikë, ku pavarësisht se nuk mundi të mësonte të flasë, mësoi të shkruajë.

Libri është për të hapi i parë jashtë kafazit të vetizolimit. Ai thotë se falë tij ndihet protagonist në një botë njerëzish normalë.

Libri është shkruar me vështirësitë që karakterizojnë shpesh autikët. Por si në shumë raste të historive të shpresës dhe suksesit, janë shfaqur edhe polemikat e para. Skeptikët thonë se autori i një libri të tillë nuk mund të jetë një autik, pasi vepra është e mbushur me imazhe dhe metafora, që më shumë të bëjnë të mendosh se Naoki vuan nga sindroma e mbylljes në vetvete. / G. Sokoli

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *