Libri i Veton Surroit, më i shituri në panairin e librit në Prishtinë

anazapta

“Miliarderi” i Veton Surroit është libri më i shitur në panairin e 15-të të librit “Prishtina 2013”. Në konferencën për media me rastin e mbylljes së këtij panairi, organizatorët e kanë vlerësuar si shumë të suksesshëm panairin e sivjetmë. Sipas tyre, panairi është bërë festë libri në gjithë vendin, raporton KTV. Në konferencë u shpallën titujt që janë blerë më së shumti nga pesë autorë të huaj, pesë vendës dhe pesë libra për fëmijë. Në konferencë u tha se në këtë panair, sipas disa statistikave jo të plota, kanë marrë pjesë 30 mijë vizitorë dhe janë prezantuar 1 300 tituj të rinj.  Aktivitetet e mbajtura gjatë këtij panairi kanë arritur në numrin 40. Panairi i 15-të, jubilar i librit “Prishtina 2013” ka qenë i hapur për një javë rresht.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *