Përtej dënimit moral si një ndër kriminelët më të mëdhenj të historisë së njerëzimit, baza që i lejoi Adolf Hitlerit të kthehej në njeriun që tronditi botën, vijon të jetë e paqartë. Tentativa e kësaj sipërmarrjeje jepet në një biografi të re të shkruar nga Volker Ulrich me titull “Adolf Hitler: Die Jahre des Aufstiegs” (Adolf Hitler, vitet e ngjitjes), e cila përqendrohet në fazën para angazhimit të tij në politikë
Adolf Hitler, një njeri i zakonshëm, rreshter i ushtrisë austrohungareze, që nuk gëzonte as konsideratën e eprorëve të tij, në pak vite arriti të ndërtonte një perandori, e cila e projektoi njerëzimin në ferrin më të madh të përjetuar ndonjëherë. Një biografi e re monumentale mbi diktatorin nazist sapo ka dalë në Gjermani (“Adolf Hitler: Die Jahre des Aufstiegs” – “Adolf Hitler, vitet e ngjitjes”) dhe synon të hedhë një dritë të re duke u fokusuar në Hitlerin njeri, para se të kthehej në Fyhrerin që tronditi botën.
“Kuptova se ka ende gjëra për të zbuluar edhe pse jeta e Hitlerit është ndër subjektet më të trajtuara nga studiuesit e historianët. Më duhet të pranoj se vështrimi më nga afër i Hitlerit si njeri, nuk e bën aspak këtë diktator më njerëzor”, shprehet Volker Ulrich, autori i biografisë i cili është mbështetur kryesisht në zbulimet e reja të arkivave gjermane.
Roman i madh
“Besoj se jeta ime është romani më i madh i historisë”, kështu e përshkroi ekzistencën e tij Adolf Hitleri në një letër drejtuar Adelheid Klein (anëtar i Partisë Nacionalsocialiste të Punëtorëve Gjermanë), në shtator të vitit 1934. Ky pohim mbetet ende një mister pjesërisht i pazgjidhur, sepse nëse dihet gjithçka mbi Adolf Hitlerin pas hyrjes së tij në politikë, ka akoma dyshime dhe fakte të paqarta mbi rininë dhe vitet e para të jetës së tij prej të rrituri.
Adolf Hitleri, i biri i një punëtori doganash me origjinë boheme, nuk ka pasur kurrë shenjën e të përzgjedhurit. Siç thekson shtypi gjerman, libri i Ulrich tregon aspekte të reja që shtjellojnë ose kundërshtojnë elemente deri më tani pak të studiuara. Vëllimi i Ulrich nënvizon se si mentaliteti kriminal i Hitlerit nuk është rrjedhojë e një adoleshence problematike, e abuzimeve të pësuara në mituri apo e ndonjë lloj motivimi tjetër të errët që mund të shpjegojë gjenoncidet e tij. Nuk ka pasur një familje të shthurur që e shndërroi në njeriun e vrazhdë, autori thekson se ai ka kaluar një fëmijëri dhe adoleshencë normale.
Vitet e para shkollore i kaloi në institutet e Passau-t dhe Limbach, qytete fqinje me atë të lindjes së tij: Branau am Inn. Në fazat pasardhëse të formimit, i riu Adolf shfaqi mungesë interesi për studimin, gjë që e çoi në ndërprejen e shkollimit që do t’i siguronte një të ardhme si funksionar doganash e që i ati kishte ëndërruar për të. Në “Mein Kampf”, lideri i ardhshëm nazist rrëfen se kishte vendosur qëllimisht të mos vazhdonte studimet, pasojë e frustrimit që ndjente nga presionet e të atit.
Vdekja e këtij të fundit në vitin 1903, ishte një tjetër zhvillim në kursin aksidental që do ta shndërronte Hitlerin në Fyhrerin e ardhshëm, por që siç nënvizon Ulrich nuk i japin shpjegim asaj që ndodhi në vitet e pushtetit të tij maksimal. Në adoleshencën e tij nuk gjenden gjurmë perversitetesh seksuale, të homoseksualitetit të fshehur apo të një mungese të pulsioneve erotike. Kërkimet e Ulrich konfirmojnë një kuadër normaliteti, edhe pse të trazuar për shkak të humbjeve të familjarëve në moshë të re. Një nga ngjarjet që ndryshoi më shumë ekzistencën e Hitlerit ishte vdekja e të vëllait, Edmund.
Periudha vjeneze e Hitlerit fillon në vitin 1905, falë mbështetjes financiare të shtetit për vdekjen e të atit dhe paratë e së ëmës të sëmurë, e cila do të ndërrojë jetë dy vite më vonë. Në kryeqytetin e Perandorisë Austro-Hungareze jeta e tij shënohet nga dështimet profesionale, ku spikat hyrja e munguar në Akademinë e Arteve të Bukura, ëndrra e madhe e tij. Ambiciet për pikturën, të kultivuara që në fëmijëri, do t’i lerë mënjanë, ndërsa gjen punë të përkohshme si dekorator muresh, që e lejojnë të mbijetojë pas humbjes të së ëmës.
Varfëria e detyron aspirantin për aktor që të strehohet në qendrën e të pastrehëve “Meldemannstraße 27”, në lagjen Brigittenau. Gjatë atyre viteve në Vjenë, ishte e fortë ndjenja e armiqësisë kundër hebrenjve, për shkak të frikës së pushtimit të emigrantëve nga lindja e Evropës, bartës të “mikrobeve” të ateizmit. Historianë të ndryshëm kanë pohuar se pikërisht në këtë periudhë Hitleri zhvilloi antisemitizmin, i ndikuar edhe nga propaganda e fuqishme e kryebashkiakut të kryeqytetit austro-hungarez, Karl Lueger.
Lueger, kryetar i bashkisë së Vjenës midis viteve 1897-1910, admirohej nga Hitleri edhe pse disa biografë të tij pohojnë se në qendrën e strehimit në këtë qytet, ai kishte më shumë se një mik hebre. Ulrich thotë se ata që e furnizonin me bojë në tregtinë e tij, ishin hebrenj.
Në vitin 1913, i riu austriak u transferua në Mynih dhe vendosi të bëhej pjesë e ushtrisë së perandorit gjerman Vilhelm II, pasi u refuzua nga ajo austo-hungareze. Gjatë luftës karriera ushtarake e diktatorit të ardhshëm nuk ishte veçanërisht brilante dhe siç nënvizon Ulrich nuk arriti kurrë te lidershipi, të cilin më pas diti ta fitojë si politikan. “Në tribunën politike ai u shndërrua në një demagog të atillë, siç nuk e ka njohur kurrë historia gjermane”, thotë.

Pasi u rekrutua si vullnetar në listën e regjimentit të këmbësorisë bavareze, Hitleri zhvilloi funksionet e stafetës gjatë betejës të madhe mbi lumin Somme, një nga më të përgjakshmet e Luftës së Parë Botërore. Fritz Wiedemann, ndihmësi personal i Fyhrerit, theksoi në gjyqin e Nurembergut se si gjatë konfliktit të madh botëror, te Hitleri nuk ishin shfaqur sinjalet e një predispozite të tij për të komanduar.
Lindja e anti-semitizmit
Ulrich thekson se te Hitleri, shndërrimi i antisemitizmit nga bindje pak a shumë radikale në esencë të personalitetit të tij ndodh në Mynih. Te “Mein Kampf” lideri i Partisë Nacionalsocialiste, thotë se e zhvilloi urrejtjen e tij raciale kundër hebrenjve gjatë viteve që jetoi në Vjenë, por shumë fakte e hedhin poshtë këtë tezë, të cilën ai mund ta ketë pohuar me qëllime të pastra propagandistike. Ulrich e lidh shpërthimin e antisemitizmit te Hitleri me epokën e revolucionit në Mynih, kur lindi një Republikë Sovjetike Bavareze (qeveri disamujore e formuar në Bavari, në vitin 1919, me synimin për të zëvendësuar monarkinë). Në atë periudhë Hitleri u zgjodh në këshillin drejtues të shtetit bavarez për ta udhëhequr atë në mënyrë socialiste, episod të cilin e mohoi gjatë viteve pasardhëse. Republika Sovjetike Bavareze u shtyp nga formacione ushtarake të financuara nga një nukël sipërmarrësish dhe industrialistësh të mbledhur rreth një shoqërie sekrete, nga e cila, më pas lindi lëvizja naziste. Në këtë moment, Hitleri zhvendoset dhunshëm drejt së djathtës, duke radikalizuar ndjenjën e tij më shumë politike sesa raciale kundër hebrenjve.
Për Ulrich ishte pa dyshim e fuqishme propaganda nacionaliste e “thikës mbas shpine”, tradhtia socialiste që shtyu Gjermaninë të kërkonte fundin e një lufte të cilën perandoria mund ta fitonte. Miti politik i përhapur nga krahu i djathtë pretendonte se Gjermania e kishte humbur Luftën e Parë Botërore për shkak të revolucionit gjerman, e jo për shkak të mposhtjes ushtarake nga fuqitë perëndimore.
Një tezë e përgënjeshtruar nga çdo rrethanë historike e kohës, por që ndodhej në bazën e zemërimit gjerman, e që vendosi suksesin e lëvizjes nacionalsocialiste (naziste). Në biografinë e Ulrich, citohet një letër e Hitlerit (e vitit 1920), në të cilën ky pohon nevojën për të çrrënjosur virusin hebraik nga shoqëria. Një shpërthim urrejtjeje e përhapur në Mynih, duke qenë se në Republikën Sovjetike Bavareze disa persona me origjinë hebree si Ernst Toller, Eugen Leviné e Erich Mühsam, kishin mbajtur detyra me përgjegjësi të madhe.
Lidhja me gratë
Në këtë libër, një kapitull i tërë i është dedikuar raportit të Fyhrerit me gratë, në të cilin përgënjeshtrohet teza e hasur në një pjesë të historiografisë mbi homoseksualitetin e Adolf Hitlerit. Ulrich nënvizon bindjen e tij se dashuria për Eva Braun ishte një ndër përbërësit thelbësorë të diktatorit nazist. Një marrëdhënie që zgjati nga viti 1929 deri më 1945-n dhe përfundoi me vetëvrasjen e përbashkët në një bunker, një ditë pasi u martuan. Dy të dashurat e tjera të Hitlerit pësuan të njëjtin fund tragjik, Geli Raubal dhe Renate Müller, kryen vetëvrasje në vitin 1931 dhe 1937.
Mungesa e një prej testikujve, fakt i pranuar nga Ulrich, e kishte bërë Hitlerin veçanërisht të ndrojtur në raportet intime me partneret e tij, duke konsideruar sikletin që ndiente kur zhvishej. Pavarësisht kësaj pengese fizike, sipas historianit nuk janë mbledhur kurrë tregues që tregojnë një tendencë seksuale të ndryshme nga heteroseskualiteti. Për Ulrich, të kuptosh Hitlerin dhe aktet e tij kriminale nga perspektiva e marrëzisë së pastër është një gabim, pasi duhet pranuar se diktatori nazist ishte më afër normalitetit nga sa mund ta pohojnë historianët sot./ Dorina Gjuzi

Egoizmi i nje njeriu e çon ate dhe shoqerine ne marrezi , shpifjet per gjoja personalitet te deformuar nuk jane e verteta sepse behen per justifikim apo dhe me keq per komerc , ne si shqiptare kemi shembujt e dy figurave te medha politike e historike A.Zogun dhe E.Hoxhen qe vetem balte hedhim mbi ta , keta lidere kishin te dy anet e medaljes , si ate pozitive e negative , fatkeqsisht historine e ben politika e jo historianet profesioniste .
Eshte e vertete qe coi ne kasaphane miliona njerez per te shlyer nderin e neperkembur te vendit te tij,por nuk vodhi,nuk ka fakt, deshmues,cpifes qe te thote se Hitleri vodhi dhe eshte e cuditshme,po historia e fal kriminelin,por nuk e fal hajdutin,talpen,spiunin,te shiturin,agjentin e vendit te tij,Hitleri humbi luften me dinjitet,qendroi deri ne fund,nuk beri pazare as per jeten e tij,nuk shiti asnje pjese te Gjermanise,as token ,as detin,nuk i beri pasanike niper e mbesa dhe shokun e llogores,Gerimgun e korruptuar e quante trgtar cifut.
Ishte nje udheheqes i forte,i ndershem,profesionist dhe nuk humbi kurre.