Testimet për licencat e reja profesionale në fushat e ndryshme të mjekësisë dhe mësuesisë fillojnë në nisje të javës që vjen. Kandidatët që marrin pjesë për herë të dytë e më tej në provimin e shtetit duhet që patjetër të regjistrohen paraprakisht pranë “Urdhrit Profesional” përkatës ose pranë Drejtorive Arsimore në rastin kur aplikohet për licencat e reja të mësuesisë. Për kandidatët e mësuesisë gjatë ditës së testimit nevojitet edhe një fotokopje e panoterizuar e diplomës “Bachelor” dhe “Master”. Agjencia Kombëtare e Provimeve ka zbardhur gjatë ditës së djeshme në faqen e saj zyrtare www.akp.gov.al, kalendarin e testimeve për secilin specialitet të mjekësisë dhe mësuesisë, ku dhe po hidhen gradualisht edhe listat e detajuara me oraret e testimit për secilin kandidat. Në këtë faqe, tashmë janë gati listat e kandidatëve të ndarë sipas orareve në të cilat duhet të paraqiten në provim. Më tej, burimet zyrtare të AKP-së bëjnë me dije se: “Provimet e shtetit në profesionet e fushës së mjekësisë dhe mësuesisë do të zhvillohen nga data 11 nëntor deri data 24 dhjetor 2013 pranë godinës së këtij institucioni. Kandidatët duhet të paraqiten në AKP, 40 minuta para fillimit të provimit në të kundërt, duhet të paraqitin justifikim për të marrë pjesë në një datë të dytë brenda sezonit, nëse ka. Listat do të shpallen 10 ditë para fillimit të provimit në profesionin përkatës” thuhet në njoftimin zyrtar të AKP-së.
Provimi i licencës
Kandidatët duhet të kenë me vete:
Kartën e identitetit dhe një fotokopje të saj,
Për kandidatët e mësuesisë nevojitet një fotokopje e panoterizuar e diplomës bachelor dhe master
Mandat pagesën e tarifës së provimit të shtetit dhe faturën, e publikuar nga AKP tek rubrika njoftime, të vulosur mundësisht nga Posta Shqiptare ose në pamundësi nga çdo bankë e nivelit të dytë.
Ju mund të verifikoni emrin, atësinë, mbiemrin, si dhe datën e orën e provimit në faqen zyrtare të AKP-së në adresën akp.gov.al, rubrika listat e kandidatëve.
Kandidatët që marrin pjesë për herë të dytë e më tej në provimin e shtetit duhet që patjetër të regjistrohen paraprakisht pranë “Urdhrit Profesional” përkatës ose pranë drejtorive dhe zyrave arsimore në rastin e mësuesisë

varferi e madhe ne shqiperi. jetojme no komunizem. ben cti doj qejfi shtetit me popullin e tij.maniak lekesh jane