Licencat e reja për mami, 500 kandidatë në testim

Ornela

Pranvera Kola

Për katër ditë me radhë rreth 500 specialistë të rinj të shëndetit do të garojnë për të siguruar licencën profesionale në profilin mami. Testimet e licencës për këtë kategori do të nisin në datën 11 maj, për të përfunduar në datën 16 maj.

Për secilin prej garuesve është përcaktuar data dhe orari i saktë se kur duhet të paraqitet për të dhënë provimin e informatizuar në ambientet e Qendrës së Shërbimeve të Arsimit. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuar kalendarin e plotë me datat e testimit për secilin prej kandidatëve. Ndërkohë që drejt përfundimit testimet për licencat e reja të mjekut, farmacistit dhe stomatologut.

Edhe për profilin mami, bëhet me dije se rregullat e provimit do të jenë të njëjta. Për të mos rrezikuar hyrjen në testim, kandidati duhet të paraqitet në ambientet e Agjencisë Kombëtare të Provimeve 30 minuta para fillimit të provimit të shtetit. Ditën e provimit kandidati duhet të jetë i pajisur me një kopje dhe origjinalin e dokumentit të identifikimit, faturën e pagesës së tarifës së provimit të shtetit të derdhur në një bankë të nivelit të dytë.

Në rast ndryshimi të mbiemrit, kandidati duhet të paraqesë certifikatën përkatëse që vërteton këtë ndryshim. Kandidatët që do të vlerësohen në testimin me alternativa, me më pak se 50 pikë, nuk do të pajisen me licencën, pasi rezultojnë mbetës. Këta kandidatë duhet të presin sezonin e radhës që do të zhvillohet në mbyllje të vitit për të rihyrë në këtë provim.

Sipas të dhënave të bëra publike nga QSHA janë të shumtë kandidatët që do të testohen për të disatën herë, pasi në testimet e mëparshme nuk siguruan dot as pikët minimale për të qenë kalues. Marrja e pikëve kaluese në këtë testim është kriteri vendimtar për sigurimin e licencës, nëpërmjet të cilës të gjithë këta kandidatë mund të aplikojnë më pas për vendet e lira të punës të raportuara nga institucionet mjekësore publike dhe private në vend.

Kandidatët që nuk e kanë për herë të parë provimin e shtetit, në momentet e regjistrimit shlyejnë një pagesë më të ulët se sa ata që e kanë dhënë edhe më parë këtë provim. Sipas kushteve të vendosura në ligjin për profesionet e rregulluara që licencohen me anë të provimit të shtetit, një kandidat ka të drejtë që të tentojë deri në 5 herë për të kaluar këtë testim./ DITA

Kliko: LISTA

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *