Në ndryshim nga profesionet e tjera mjekësore, infermierët e rinj duhet të presin korrikun për të hyrë në garë për lejen e ushtrimit të profesionit.
Teksa ka zbardhur listën e 623 kandidatëve të radhës që do të testohen përgjatë këtij muaji për lejen e ushtrimit të profesionit në fizioterapi, teknik imazherie dhe laboratori, autoritetet e Qendrës së Shërbimeve të Arsimit kanë komunikuar edhe shtyrjen e provimeve për infermierët.
“Për të gjithë kandidatët aplikantë për provimin e shtetit për profesionin e rregulluar të infermierit ju bëjmë me dije se provimi në këtë profesion do të zhvillohet nga java e parë deri javën e tretë të muajit korrik 2018 pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore”, bëjnë me dije drejtuesit e kësaj qendre.
p.k/dita
